Habit këngëtari francez, sjell bashkëpunimin me…

683
Sigal

Dhurata Dora vjen në një këngë bashkë me artistin e njohur francez, Maitre Gims.

Është publikuar kënga këngëtarit francez, Maitre Gims me këngëtaren shqiptare Dhurata Dora dhe Dj Assad.

Kënga ka titullin “Te quiero” dhe është pjesë e albumit më të ri të Gims.

Kënga është publikuar vetëm në versionin “audio”.

Dhurata ka arritur që të fitojë pëlqimin e madhe në muzikën franceze, pas bashkëpuimit me Soolking, që solli superhitin “Zemër”.

Ndërsa Maitre Gims është njëri ndër artistët më të njohur e më të dashru francez, i cili numëron hitet si: “Est-ce que tu m’aimes ?”, “J’me tire” e “Bella”.