Gjoksi gjigant e pengon të udhëtojë e të fle, por ajo dëshiron ta zmadhojë

116

Një fanatike e kirurgjisë, e cila modeloi veten në versionin Kim Kardashian, ka treguar se si gjoksi i saj është aq gjigant sa e pengon atë të përdorë metronë për të udhëtuar dhe ja bën të vështirë gjumin, pasi e pengon kur fle.

Nadia Sofia Nahir, 24 vjeçe, nga Londra ka qenë e frymëzuar nga linjat seksi dhe të famshme të Kim, madje përveç gjoksit ajo bëri edhe të pasmet si ylli amerikan i reality show.

Nadia thotë se fiziku i saj natyral e bënte atë të ndihej më pak femërore dhe si një “tambur”.

“Bukuria është diçka që mund të rritet, të blihet dhe të ndërtohet. Sa më shumë ta dalloni, aq më mirë. Vetëm kur hyra në adoleshencë të vonë, fillova me të vërtetë të plotësoj dhe të shijoja atë vëmendje për veten time”, tha ajo.

Në moshën 20-vjeçare, Nadia vendosi të rriste masën e gjoksit për të parën herë. Tre vjet më vonë në 2017, Nadia e rriti atë sërish dhe për këtë procedurë udhëtoi në Belgjikë dhe i kushtoi 4.000 dollarë.

Në total, Nadia ka shpenzuar afërsisht £ 15,000 për operacionet kirurgjikale. Ajo ka thënë se synon ta zmadhojë gjoksin edhe më shumë.