Pas 9 muajve të shtatzënisë shumica e nënave dëshirojnë të humbin kilet e tepërta, por për Cardi B nuk vlen e njëjta gjë. Në një video ‘live’ me ndjekësit në ‘Instagram’ ajo ka shpjeguar se fakti që po humbet peshë pasi solli në jetë Kulture në qershor të këtij viti po e bën të stresuar.

“Po humbas peshë dhe nuk dua që kjo të ndodhë. Po bëhem më e hollë seç duhet të jem për shijet e mia. Dua të shtoj peshë sepse kjo gjë po më fut në depresion”,-ka thënë ajo. E çuditshme, por e vërtetë mesa duket reperja ka komplet tjetër këndvështrim nga ai i zakonshmi për fizikun e saj.