Sigal

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur sot në Gjermani, në federatën e “Bavarisë”, nga i cili janë plagosur të paktën 40 persona, shumica prej tyre fëmijë.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy autobusë ndërsa shumica prej të plagosurve janë fëmijë.

“Mes të plagosurve të paktën pesë janë në gjendje të rëndë në këtë aksident që ka ndodhur pranë qytetit të Amerndorfit, rreth 20 kilometra nga Nurembergu, në qendër të Bavarisë”, theksoi një zëdhënësi i policisë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa të plagosurit në gjendje të rëndë janë dërguar me helikopter në spital.