Sigal

Për ata që kanë ndjekur “Këngën Magjike” këtë vit me siguri kanë dëgjuar edhe këngën e Fifit dhe Mc Kreshës, e cila rezultoi të ishte një ndër më të klikuarat.

Por teksa interpretonin këngën, mes dy këngëtarëve u vu re një lloj kimie që nxiti më pas zërat që flisnin për një lidhje mes tyre.

Të shumtë ishin fansat që në fotot e këngëtarëve thonin se dyshja janë në një lidhje.

Të pyetur nëse mes tyre ka lindur një dashuri, Kresha është shprehur se është thjesht aktrim ndërsa Fifi u përgjigj se jeta e tyre private nuk i përket askujt.

Këngëtarja tha:

Ne jemi dy shokë, dy artiste, dy njerëz që kemi shumë kimi bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Të tjerat ndoshta edhe s’u përkasin juve.”