Sigal

Ai është një aktor legjendar dhe tepër i pëlqyer nga shqiptarët, madje ka edhe fansa të zjarrtë!

Pak ditë më parë rrëmbeu vëmendjen e të gjitha mediave shqiptare teksa bëri shqiponjën në shenjë falenderimi për Januzjan që i dha një gol Belgjikës në përballjen me Anglin.

Van Damme me origjinë belge ka shkruar falenderuar lojtarin me origjinë shqiptare, që mbron ngjyrat e Belgjikës, Adnan Januzaj.

“Një falënderim i madh për Adnan Januzaj i cili shënoi golin e fitore dje në Botëror për Belgjikën”, ka shkruar aktori i madh duke bërë shqiponjën me duar.

Sigurisht që të gjithë u befasuam nga ky veprim, ama një video e fundit e publikuar nga Noizy është me të vërtetë epike.

Ju kujtohet skena e famshme në filmin “Kickboxer” të Van Damme ku shfaqet duke kërcyer? Kjo video është përdorur shpesh herë për meme të ndryshme dhe këtë herë është publikuar nga Noizy, video në të cilën është montuar kënga e tij e fundit “TOTO” dhe me të vërtetë duket bukur. Reagimet e fansave në një video të Noizyt ishin nga më të ndryshmet.