Ermal Mamaqi tregon çfarë nuk i pëlqen tek Ami, kjo veshje i ‘heq trurin’

593
Sigal

Ermal Mamaqi dhe i gjithë stafi i filmit të producentit Ermal Mamaqi, “I love Tropoja”, ishin të ftuar në puntatën e radhës në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Në studio ata kanë zhvilluar intervista, lojëra dhe janë argëtuar me njëri-tjetrin, ndërsa Ermal Mamaqi i ka shkrirë të gjithë së qeshuri me deklaratën e tij.

Teksa u pyet se çfarë nuk pëlqen tek partnerja e tij, Amarda Toska, Ermali rrëfeu:

“Një gjë që nuk më pëlqen tek Ami është kur vesh ca pizhame si të gjyshes”, tha Ermali duke shkaktuar të qeshura në publik.