Emily Ratajkowski, fyerjen për Harvey Weinstein e ka pikturar në krah

123

Emily Ratajkowski shquhet për fotot e saj provokuese dhe seksi që poston në rrjetin sociale Instagram. Topless, vetëm me mbathje, por edhe nudo, modelja seksi provokon gjithmonë fansat e saj të shumtë.

Por këtë herë Ratajkovski ka treguar që është një feministe e thekur. Modelja ka postuar në Instagram një fotografi të sajën, ku shfaqet me një fustan të zi, shumë të shkurtër dhe një të shkruar në krah ‘Fuck Harvey’.

Bëhet fjalë për Harvey Weinstein, producentin kinematografik i cili është në qendër të skandaleve seksuale. Lëvizja kundër tij #MeToo është një lëvizje që ka bashkuar shumë femra të cilat luftojnë kundër çdo lloj dhune në lidhje me femrat, duke u bërë në 2017 një lëvizje virale.
Me një hashtag #nojusticenopeace (pa drejtësi, s’ka paqe), Emily Ratajkowski ka zbuluar tatuazhin e përkohshëm për Weinstein. Në mbrëmje ajo është prezantuar në një event duke treguar për kamerat të shkruarën në krah.