E gjashta herë por e vërteta

180

Aktorja turke, Deniz Baysal, i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë me solistin e grupit, “Kolpa”, Barış Yurtçu. 28-vjeçarja dhe këngëtari ishin fejuar më 3 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa tani që kanë mbushur 3 vite sëbashku, vendosën t’i drejtohen altarit.

Në ceremoninë martesore që u zhvillua ditën e shtunë në Ceshme, Baysal u shfaq me një fustan nusërie romantik. “Për një fytyrë që buzëqesh si gonxhe, duhej një fustan i tillë me tyl dhe lule. Deniz duket si një buqetë me lule”, tha stilistja Zelia Kaçar.

Vetë aktorja kujtoi se kjo ishte hera e 6-të që vishte një fustan nusërie. “Më parë kam veshur fustan nusërie edhe 5 herë të tjera për role të ndryshme si aktore. Por kësaj ndjesinë e kësaj here nuk do ta harroj gjithë jetën”.