E dashuruar ?! Capital T i nxjerr sekretin Taynës

138

Projekti i fundit i reperes Tayna nuk është një diss, por një këngë tepër e bukur dedikuar dashurisë.

Dihet se artistja i shkruan vetë tekstet, por nuk dihet nëse i referohet jetës së saj personale. Më në fund e kemi marrë vesh të vërtetën. “Sicko” mund të jetë dedikim për të dashurin e Taynës, gjë që e ka zbuluar padashje reperi Capital T.

Në postimin ku shkruajti: “Fillum tu pi për dashni prap”, reperi i bëri komentin, “U ka dashuru”.

Nuk mungoi reagimi i Taynës, e cila e pyeti se cfarë po thoshte. Ndërsa Capitali ia ktheu me disa emoji ku nënkuptonte, “ups, e thashë”.