Policia angleze bën kërdinë në Londër me arrestimet

1202
Sigal

Vetëm javën e dytë të këtij muaji , një total prej 700 personash është arrestuar për veprimtari të paligjshme nga policia angleze.

Aksionet e policisë në të tërë Anglinë, kanë qënë të shumta dhe ata kanë mundur të sekustrojnë rreth 400.000 paund të konvertuar në drogë.

Nga 7 tetori e deri në 13 tetor, rreth 49 rrugë të trafikut të drogës, janë kapur nga policia, e dis aprej këtyre linjave të trafikut përdornin fëmijët e vegjël për të shpërndarë kokainën.

Raporti i policisë londineze tregon se ajo ka arrestuar rreth 652 burra, dhe 91 gra të cilët kryenin veprimtari të ndryshme të paligjshme.

Gjithashtu janë gjetur rreth 169 armë të ftohta, mes të cilave 12 pistoleta, thika, kallash si dhe mashetë gjahu.

Policia londineze tha se krimi më i rëndë që ata kanë pasur synim të kapin ka qënë trafikimi i fëmijëve, dhe shfrytzimi i tyre për aktivitetet e ndryshme kriminale.

Deklaratat e policisë tregojnë se ky është vetëm fillimi i një aksioni zinxhir që do të vijojë në Angli, për të ulur nivelin e krimit në vend.