Sigal

Ditën e sotme ka nisur sezoni i ri televiziv dhe Florian Agalliu është sërish moderatori  i ‘Në shtëpinë tonë’. Por 3 shtatori është një ditë e veçantë edhe në familje. Vajza e tij sot ka festuar 6-vjetorin e lindjes dhe urimin më të veçantë ja ka dërguar i ati. “Vetëm dëshiro! Për ty deri në fund të botës”,-kanë qenë fjalët e zgjedhura nga Floriani për të bijën.

Ndërkohë që urimet për të voglën nuk kanë munguar as nga ndjekësit e moderatorit në ‘Instagram’. Vajzën e Florianit e kemi parë si shoqëruesen e babait të saj gjatë gjithë verës.

Edhe në këtë ditë moderatori ka gjetur hapësirën për t’i qëndruar të bijës pranë e për të festuar me të.