Drejt altarit? Elgit Doda bën propozimin më të veçantë Klea Hutës

455
Sigal

Elgit Doda dhe Klea Huta janë ndër çiftet më të preferuara të showbiz-it shqiptar. Ato e zyrtarizuan lidhjen e tyre 2 vjet më parë me një foto në ‘Instagram’ dhe që prej asaj kohe, kanë qenë të pandashëm. Këtë të dielë, çifti do të jetë i ftuar në emisionin e Turjan Hyskos ‘Familja’ si konkurentë, por mesa duket ngjarja merr një tjetër rrjedhë. Në klipin e publikuar nga moderatori, Elgiti duket i ulur në gjunjë, duke i propozuar Kleas për martesë dhe duke i thënë disa premtime.

“Dashuri me jep ti, do kujdesem për ty, dhe do të jemi gjithmonë të dy, në krahët e mi do të mbroj”, thotë këngëtari. Mesa duket, gjithçka është menduar mirë nga produksioni dhe nga vetë këngëtari, pasi skena është transformuar në një vend romantik. Kujtojmë që Klea dhe Elgiti janë partnerë dhe nga ana profesionale.