E akuzuan për ushtrimin e magjisë së zezë, reagon publikisht Lana Del Rey

Lana Del Rey së fundmi ka adresuar akuzat për ushtrimin e magjisë gjatë një prej koncerteve të saj.

Ajo u mbrojt pasi një grua e quajtur Traci Coston bëri një reel duke folur për mënyrën sesi shumë njerëz ranë poshtë gjatë një prej koncerteve të Lanës, ndërsa përfshiu edhe një video të skenës live.

Sigal

Përdoruesja e mediave sociale paralajmëroi fansat dhe tha: “Çfarëdo magjie që po bën Lana Del Rey, magjitë që ajo po bën në muzikën e saj për ta bërë atë tërheqëse, ata demonë po ftohen në turmë dhe tek ju kur merrni pjesë.”

Ajo shtoi se këta “demonë do të shkatërrojnë” jetët e të gjithëve, “Qëndroni larg saj [Lanës]”.

Duke iu kundërpërgjigjur, këngëtarja e famshme komentoi: “K…, unë e di Biblën varg për varg më mirë se ty. PS: po lëshon energji super kaotike. Jo në një mënyrë të mirë.”

Më vonë, Traci çaktivizoi komentet, por fansat e Lanës shkuan te X për të lavdëruar rikthimin e saj.

“Më vjen mirë që ajo tha diçka sepse teoricienët e TikTok janë të bezdisshëm si dreqi,” shkroi një përdorues.