Sigal

Reperi i njohur shqiptar ka publikuar para pak minutash një foto në profilin e tij në ‘Instagram’ . Më në fund pas një sezoni të gjatë koncertesh kudo ku ka shqiptarë dhe pëlqehet muzika e tij, Capital T ka marrë disa ditë pushimi. “Kam fituar disa kile. 2 muaj pa ushtrime, ushqime dhe gjumë të rregullt, më në fund koha për pushime dhe për rikthim”,-ka shkruar ai krahas fotos.

Rikthimi i tij lidhet me formën fizike, e cila duhet thënë është mjaft e mirë, pavarësisht kileve të shtuara. Pas pushimeve, Capital me siguri do të sjellë projekte të reja muzikore.