Do të shkriheni së qeshuri. “A të qaj 5 minuta?”, videoja që theu rrjetin vjen në një tjetër dimension, shikojeni…

189

Shumë kush mund të mbajë mend nga fëmijëria e tij që të ketë qarë në momentin që mund të ketë qenë duke parë një film vizatimor apo diçka të ngjashme, kur një personazhi të caktuar mund ti ketë ndodhur diçka të cilën nuk ia dëshironit.

Kështu i ka ndodhur edhe një vogëlusheje me emrin Rea e cila me anë të një videoje që është bërtë virale në rrjet duket se po shikon filmin vizatimor “Kali”, ku vuajtjet që kalon kafsha në film e kanë bërë atë të qajë.

Mamaja e Reas, duke mos dashur që ajo të mërzitet i thotë që të ndërrojë filmin, por pikërisht ky është momenti kur vajza i thotë: “A të qaj 5 minuta?”. 

Duke iu përmbajtur kësaj videoje edhe aktori i njohur Olsi Bylyku ka sjellë diçka komike në rrjetet sociale. I veshur me një përparëse fëmijësh dhe një kapele në kokë aktori thotë: “A të qaj 5 minuta”.