Aktori dhe prezantuesi i ‘Fiks Fare’ Devis Muka ka zgjedhur që në ditën e tij të lindjes të falenderojë një person shumë special për të, nënën e tij.

Devisi me humor dhe batuta ka postuar në llogarinë e tij personale në ‘Instagram’ një foto të tij me mbishkrimin: ‘Djali i ditëlindjes. Falenderoj mamin që më mbajti 9 muaj në bark, me të ngrënë, me të pirë dhe me fjetje. Gjithçka falas’- ka shkruar aktori.

Kujtojmë se Devisi dhe bashkëshortja e tij kanë kaluar disa ditë pushimi në Spanjë, pas një sezoni të ngarkuar televiziv.