Blogerja e njohur rrëfen sëmundjen e rrallë: Më thanë që kisha vetëm 7 muaj jetë…

599
Sigal

Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur ruse Miroslava Duma ka folur së fundmi për sëmundjen e rrallë që ka. Ajo zbuloi se vuan nga një sëmudje e mushkërive dhe tregoi se për pasojë, në fillim të vitit i thanë që kishte vetëm shtatë muaj jetë. Në një postim në ‘Instagram’ ajo tregoin se si kjo sëmundje i ndryshoi jetën dhe ndjenjën e frikshme që përjetoi atëherë kur e zbuloi sëmundjen.

“Në fillim të këtij viti, u diagnostikova me një sëmundje të rrallë të mushkërive dhe më dhanë shtatë muaj jetë. Ishte një ndjenjë e frikshme atëherë, por teksa shoh mbrapa, e kuptoj se muajt e kaluar të rimëkëmbjes sime ishin ndoshta muajt më të lumtur të jetës sime. Ndalova prapritur dhe kuptova sa shumë e dua jetën, sa e bukur është bota jonë. Për herë të parë në jetën time, pashë blunë e shndritshme të qiellit dhe jeshilen e bukur të pemëve. Sikur kisha jetuar në një tjetër planet më parë. Zgjohem e lumtur, vetëm sepse mund të kaloj edhe një ditë. Zgjohem e lumtur sepse nuk kërkoj më shumë.”

34 vjeçarja gjithashtu u shpreh se pavarësisht se muajt e fundit kanë qenë të vështirë, kjo gjë i ka dhënë forcë.

“Për dy vitet e fundit, universi bëri që unë të përjetoja një numër të madh ngjarjesh, që ndonjëherë dukeshin surreale, ashtu si një gabim pa kuptim, i bërë nga avokati im, më çoi në një diagnozë më herët dhe më dha një mundësi për të jetuar. Pavarësisht çdo gjëje. Një ditë shpresoj që do të jem në gjendje që t’ju tregoj gjithçka. Dhe më e rëndësishmja: Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm në jetën time. Ju dua me gjithë zemër (dhe me gjithë mushkëri)”, u shpreh ajo.

Miroslava hyri në botën e modës fillimisht duke rënë në sy në Street Style dhe më pas për Vogue Russia.