Blerim Destani foto me aktorin me famë botërore, realizojnë së bashku shqiponjën

413
Sigal

Aktori shqiptar, Blerim Destani ditën e sotme ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një foto krah aktorit mjaft të njohur, Robert De Niro.

Në foton e publikuar duket se Destani dhe De Niro kanë realizuar së bashku me duart e tyre formën e shqiponjës. “Me Robert De Niron-n në setin e flimit ‘Comeback Trail’. Një nga momentet më të mira të gjithë karrierës sime”, ka shkruar Blerim bashkangjitur fotos më të fundit.

Fansat kanë komentuar menjëherë në llogarinë e Blerimit duke e komplimentuar për këtë moment kaq të veçantë midis tij dhe Robert De Niro.