Bieber lançon linjën e tij të veshjeve, këngëtari “kopjon” Kanye West

511
Sigal

Justin Bieber i është shtuar listës së artistëve që kanë tentuar të bëhen pjesë e industrisë së modës. Këngëtari i njohur sapo ka lançuar linjën e tij të re të veshjeve dhe duket se është inspiruar shumë nga fushtata e Kanye West. Justin ka vendosur që linjën e veshjeve ta quajë ‘Drew House’, duke qenë se emri i tij i dytë është Drew. Në faqen e markës nuk përmendet emri i ndonjë stilisti të njohur, por në të ka vetëm foto të modelëve të veshur me rroba ‘unisex’.

Veshjet e Bieber kanë një ngjashmëri të madhe me ato të Kanye, sepse dizanjet e të dyjave nuk kanë një gjini të caktuar dhe mbizotëron ngjyra bezhë.

 

Ende nuk dihet nëse Justin ka kopjuar linjën e veshjeve të Kanye, por nga ana tjetër është e sigurt se ai është shtyrë nga partnerja, Hailey Baldwin,  për të krijuar një brand të tijin.