Sigal

Ajo u bë e famshme në Shqipëri fillimisht përmes serialit turk “Kuzey Güney”, ku luante rolin e nënës së dy vëllezërve. Më pas, Semra Dinçer u shfaq në serialin “Nusja nga Stambolli” duke shkëlqyer në rolin e saj si nëna e Ademit. Për të gjithë fansat shqiptarë të aktores ka një lajm të mirë!

Ajo aktualisht ndodhet në Kosovë. Aktorja është fotografuar ditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Nuk e dimë ende arsyen e vizitës së saj, por “Prive” ka arritur të sigurojë fotografitë e aktores e cila po shijonte një kafe me një mik.