Zbulohet zona ku “fshihet” autizmi në trurin e fëmijëve

569
Një grup i studiuesve të institutit CNRS francez, ka zbuluar një arritje të re për diagnostikimin e hershëm të autizmit. Kjo është një anomali që “fshihet” në pjesën e trurit, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e të folurit dhe që mund të identifikohet tashmë në moshën e hershme me anë të rezonancës magnetike.
Hulumtimi francez ofron mundësi reale për diagnostikimin e hershëm të autizmit. Deri më tani, sëmundja mund të diagnostikohet vetëm duke monitoruar shenjat klinike të ndërveprimit, që nuk ka të bëjë me ndërhyrjen në tru.
Qëllimi i ardhshëm i studiuesve është për të përsosur teknikën, duke e bërë atë 100% efektive. Gjithashtu nga një hulumtim ndërkombëtar vjen një shans i ri për shërimin e sindromës Rett, një formë e rrallë dhe e rëndë e autizmit fëminor në një çrregullim gjenetik që godet pothuajse ekskluzivisht gjininë femërore.
Sigal