Tiroidja, si ta mbrojmë nga temperaturat e ulëta

621
Sigal

Mjekët japin këshilla se si duhet të ushqeheni dhe çfarë mjekimi duhet të përdorni kur tiroidja prodhon pak jod

Ulja e temperaturave është një nga faktorët kryesore, që ndikon në acarimin e gjëndrës tiroide. Kjo është më e dukshme tek ata paciente, të cilët kanë pamjaftueshmëri jodi.

I ftohti

Periudhat e ftohta të vitit shoqërohen me ndryshime të mëdha, si në funksionin e gjëndrës normale të tiroides. Por më shumë këto temperatura të ulëta kanë ndikim negativ apo pozitiv në sëmundje të ndryshme të saj. Ndaj, është shumë e rëndësishme, që pacientët e prekur nga këto sëmundje të kenë parasysh disa këshilla që “dimërimin” e tiroides ta kalojnë sa më të qetë. Dihet që në kushte normale gjëndrat tiroide prodhojnë një hormon, që është i domosdoshëm për përpunimin dhe djegien e ushqimeve dhe kthimin në energji. Kjo energji është shumë e nevojshme për organizimin, por të përshtatet me temperaturat e jashtme të ambientit. Temperaturat e ftohta rrisin nevojat e organizimit për hormone të tiroides, kështu, kur ju po e merrni me mjekim nga jashtë këtë hormon, për shembull LetroClevothyosin (medikament), duhet të matet TSH (hormoni që stimulon gjëndrën tiroide). Analiza nevojitet për të kuptuar që doza që ju po merrni është e mjaftueshme apo duhet të rritet apo pakësohet shpesh. Mjekët në këtë periudhë, kur ulen temperaturat, këshillojnë një rritje të lehtë të dozave të medikamenteve.

Shenjat 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf