Të mirat shëndetësore të dardhës/ Mbron zemrën, trurin e sytë

554
Sigal

Dardhat janë të mbushura kryesisht me vlera të larta
ushqyese. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminave A, B1,
B2, C, E, acidit folik. Ato janë të pasura me bakër, fosfor dhe kalium, sasi të
vogla të kalciumit, hekur dhe magnez, kurse përveç kësaj kanë një ndikim
pozitiv në shumë organe vitale. Ja pse nuk duhet injoroni sezonin e dardhave.

– Zemra: Dardhat janë të shëndetshme për zemrën, kurse
sëmundjet e zemrës janë shkaku më i madh i vdekjeve në botë. Vetëm një dardhë
në ditë mund të ju mbrojë nga sulmi në zemër. Dardhat janë të pasura në fibra
të cilat ndihmojnë për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por edhe rregullojnë
presionin e gjakut dhe normalizojnë nivelin e kolesterolit të keq.

– Truri: Dardha ka ndikim pozitiv në tru. Vetëm gjysma e një
dardhe përmban 15 për qind të marrjes ditore të bakrit, një mineral që ndihmon
ruajtjen e sistemit nervor dhe gjithashtu nxit fuqinë mendore. Dardhat janë një
burim i shkëlqyer i fruktozës dhe glukozës, të cilat ndihmojnë për të ruajtur
energjinë gjatë gjithë ditës.

– Sytë: Dardhat përmbajnë antioksidues dhe vitamina, janë një
nga ushqimet më të mira që mbrojnë sytë tuaj. Studimet kanë treguar se konsumi
i rregullt i dardhave në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e lidhur me
degjenerimin makular.

– Kanceri: Dardha është frutë ideal si preventivë kundër
kancerit. Për shkak të përqendrimit të lartë fibrave, dardhat parandalojnë
formimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Të pasura me antioksidues, mbrojnë
qelizat nga radikalet e lira dhe përmbajnë acide që të parandalojnë formimin e
kancerit.