Të mirat dhe të këqijat e konsumit të specave

3522
Të gjtha llojet e specave janë pjesë e kuzhinës tonë si ata djegës ashtu edhe ata jo djegës, sidomos në stinën që ne jemi konsumimi i tyre është shumë i shpeshtë. Ato janë përbërësit e menuve vegjetariane ashtu edhe të atyre që konsumojnë mish. Specat janë produkte, të cilësuar si të rralla për vlerat ushqimore që kanë. Për t’i marr këto vlera në mënyrën e duhur dhe për të mos humbur asgjë nga to është e mira që specat të konsumohen të pa gatuara, pra të freskëta siç janë. Megjithatë në të gjitha mënyrat specat ndihmojnë në përmirësimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve që prekin organizmin dhe trupin tonë. Disa fakte më konkretisht po i përmendim më poshtë:
Përbërësit e specave në organizmin tonë veprojnë si antidepresivë, antiseptikë, diuretikë dhe afrodiziakë të fuqishëm. Përsa i përket listës së sëmundjeve, tek të cilat ky produkt vepron në një mënyrë shumë efikase duhet thënë që ajo është shumë e gjatë, sepse siç u përmend edhe më lart specat kanë shumë veti kuruese. Ato ndihmojnë në largimin dhe shërimin e avitaminozës, alergjive, anemisë, astmës, arterosklerozës, angina pektoris, infarktit, hipertensionit, diabetit, kataraktit, impotencës, rënies së flokëve, osteoporozës, urinimit të vështirë, reumatizmit, verbërinë e pleqërisë, hemorroideve. Megjithatë duhet thënë se specat nuk kanë vlera të mëdha energjitike dhe nuk çojnë në shtimin e kalorive, për këtë arsye bëhen edhe të përshtatshme ose ideale për një dietë ushqimore.
Gjithashtu ato janë të pasura me minerale, vitamina dhe shumë përbërës të tjerë të rëndësishëm. Meqenëse specat kanë një sasi të madhe të vitaminës C, madje më shumë se limoni, edhe nëse ato gatuhen ose konsumohen të konservuara, vlera e tyre nuk humbet, por mbetet e njëjtë siç është kur konsumohen të freskëta. Specat për këtë fakt, pra të sasisë së madhe të vitaminës C, rekomandohen si një produkt i detyrueshëm, i cili ndihmon në forcimin e imunitetit. Tek ky produkt gjendet edhe një sasi e konsiderueshme e vitaminës B, vitaminës E, të cilës i kontribuohen vetitë antikancerogjene, vitaminës A dhe përsa i përket mineraleve më shumë ka hekur, kalium dhe fosfor. Kështu që ju nuk duhet të nguroni, por të konsumoni sa më shumë nga ky produkt.
Një fakt tjetër i rëndësishëm që ju duhet të dini për specat është se ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme uji rreth 89%, duke realizuar kështu në mënyrën e duhur hidratimin e trupit tuaj në këtë stinë të nxehtë vere. Në organet e tretjes parandalon zhvillimin e baktereve të kalbjes dhe përmirëson tretjen e ushqimit me stimulimin e mukozës së zorrëve. Rrit edhe nivelin e histaminës, e cila paraqet sistemin kryesor të imunitetit të organizmit njerëzor ndaj sëmundjeve reumatike.
Sigal