Studim: Vuani nga pagjumësia? Largoni kompjuterët dhe celularët

629
Sigal

Shfaqja e telefonave
‘smart’, kompjuterëve “tablet” dhe internetit pa kabllo, mundëson një komunikim
kudo që të jesh pa marrë parasysh kohën.

 

Edhe pse
teknologjia e përparuar na lehtëson jetën, ana e errët e saj është se ndikon
negativisht në shëndetin mendor. Në fakt, qasja e shpeshtë në internet shkakton
pagjumësinë,që0 sipas shkencëtarëve mund të ndikojë edhe në shfaqjen e
depresionit dhe stresit të shtuar.

Nëse keni
probleme me gjumin, krejt çfarë duhet të bëni është të bëni pauzë prej
kompjuterit dhe telefonit celular. Shkencëtarët paralajmërojnë se përdorimi i
shtuar i këtyre pajisjeve ndikon negativisht në rehatinë dhe relaksimin gjatë
natës.

Shkencëtarët
suedezë theksojnë se shumë njerëz vuajnë prej lodhjes, që vjen si pasojë e
shumë informatave, e kjo mund të ndikojë në depresion. Rezultatet e hulumtimit
kanë vërtetuar se ekziston lidhje e drejtpërdrejtë midis përdorimit të
kompjuterit, celularit dhe pagjumësisë e shëndetit mendor në përgjithësi.