STUDIM/ Fëmijët autikë dhe hiperaktivë më të rrezikuar që të preken nga ankthi

771
Fëmijët autikë janë më të rrezikuar që të preken nga ankthi dhe crregullimet e humorit. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Instituti Kennedy Krieger në SHBA, i cili ka zbuluar se fëmijët ediagnostikuar me mungesë përqendrimi, çrregullimin e hiperaktivitetit dhe autizëm kanë më shumë gjasa të preken nga çrregullimet e humorit dhe të ankthit.
Ekipi i hulumtuesve realizoi një studim me 3.319 fëmijë të grupmoshës 6-17 vjeç ku në përfundim 1,503 prej tyre shfaqen çrregullimet e mësipërme.
Fëmijët u monitoruan për 7 vite nga viti 2006-2013 nga ‘Interactive Autism Network’.
Hulumtuesit morën në shqyrtim diagnozën e çrregullimit të humorit dhe të ankthit që prindërit e fëmijëve raportuan, shkruan intv.al
Të dhënat përfundimtare të studimit treguan se fëmijët me mungesë përqendrimi, çrregullimin e hiperaktivitetit dhe autizëm kishin risk 2 herë më të lartë që të zhvillonin ankthin në krahasim me fëmijët e tjerë të shëndetshëm.
Sipas studimit mosha e madhe e fëmijës kishte më shumë gjasa që këto dëmtime psikike të ishin më të zhvilluara.
Drejtuesja e studimit Eliza Gordon Lipkin ka deklaruar se rëndësia e këtij studimit ka të bëjë me ndryshimin që fëmijët hiperaktivë dhe me autizëm kanë dhe këto sëmundje s’mund të trajtohen si të njëjta.
Rreth 10% e fëmijëve në SHBA janë të diagnostikuar me mungesë përqendrimi dhe çrregullimin e hiperaktivitetit ndërsa 2% me autizëm.
Sigal