Shqipëria e 13-ta në Europë për duhanpirjen

83
Shqipëria renditet e 13-ta në Europë për duhanpirjen. Ky është rezultati i studimit më të fundit të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por megjithëse renditja na nxjerr në vendet me nivelin më të lartë të duhanprijes OBSH vlerëson nismat e qeverisë. “Shqipëria ka ndaluar reklamimin e duhanit dhe e ndalon atë në vendet publike dhe në këtë aspekt ka një renditje pozitive”, shkruhet në raportine OBSH. Ligji antiduhan u implementua fillimisht në 2006 por pas disa muajsh dështoi keqazi.
Por që pas hyrjes në fuqi për herë të dytë të këtij ligji zbatimi i tij ka qenë mjaft i rreptë megjithëse konsumi i duhanit nuk ka pësuar ndonjë ulje të konsiderueshme.