Pse lindja cesariane është metoda më e mirë sipas mjekëve?

216
Periudhës së shtatzënisë po i vjen fundi dhe tanimë ju ndajnë pak ditë nga sjellja në jetë e fëmijës suaj.
Gjendeni përpara një dilemë: lindje natyrale apo lindje me operacion? 
Por çfarë është lindja me prerje cezariane ose siç njihet në fushën e mjekësisë ‘’Sektori C’’ ? Lindja me prerje cezariane është një ndërhyrje kirurgjikale që bëhet në qafën e mitrës. Ajo rekomandohet në raste specifike si: kur vihet re këputje e kordonit ombelikal dhe fetusi nuk ushqehet me oksigjen; në raste emergjente kur vihet në rrezik jeta e të dyve, kur nëna paraqet patologji të ndryshme si diabeti dhe problemet në zemër, gjatë lindjes së binjakëve etj.
Më poshtë po rendisim disa nga arsyet pse mjekët këshillojnë këtë metodë lidnjeje:
Mund të keni lindje natyrale pasi keni bërë lindje cezariane. Gjithçka varet nga historiku juaj shëndetësor.
Lindja me prerje cezariane nuk pengon ushqyerjen me gji.
Lindja me prerje cezariane mund të konsiderohet si lindje natyrale gjithashtu. Mos harroni që një lindje mbetet gjithmonë një lindje.
Rreziqet nga lindja me prerje cezariane janë të njëjta me ato të lindjes natyrale si për shembull mosfunksionim i veshkave, gjakderdhje e vazhdueshme apo probleme kardiake.
Mjaft besuat çdo gjë që lexoni, lindja me prerje cezariane nuk ndryshon gjenetikën e fëmijës suaj.
Lindja me operacion nuk ul kënaqësinë seksuale apo përjetimin e një orgazme femërore. Sigurisht që duhet pritur të kalojë ca kohë derisa plaga të shërohet.