Pasojat që stresi shkakton në pamjen tuaj të jashtme

531
Stresi është një proces që ka një ndikim të dukshëm në shëndetin tonë. Për të luftuar ndaj tij ju duhet të përpiqeni që të hani sa më shëndetshëm, të flini siç duhet kjo do të ndihmojë që ju të eleminoni vuajtjen nga stresi. Në të kundërt pasojat e stresit do të pasqyrohen tek flokët apo tek lëkura juaj në mënyra që nuk do t’i donit. Ja çfarë i bën stresi pamjes suaj:
Sy të fryrë
Ajo që mund të bëni për t’i eliminuar, është të përdorni pjesën e mbrapme të një luge të ftohtë duke e vendosur për disa minura tek syte. Flini 8 orë gjatë natës dhe pini çaj kamomili para gjumit.
Lëkurë e thatë
Nëse jeni të stresuar, do të harroni të konsumoni sasinë e ujit që i duhet trupit duke shkaktuar tharjen e saj. Pini 8 gota ujë në ditë, pini çaj jeshil dhe hani ushqime me përmbajtje të lartë uji (kastravec, domate, pjepër).
Akne në lëkurë
Stresi ndikon në shfaqjen e akneve në lëkurë, gjithashtu mund të prishë ekuilibrin e baktereve të mira dhe jo të mira në zorrë, duke stimuluar kështu shfaqjen e akneve. Përpiquni të praktikoni frymëmarrjen e thellë. Meditoni për 10 minuta në ditë. Uji, frutat dhe dieta e ekuilibruar janë kryesorë për ta luftuar stresin.
Skuqje e lëkurës
Për të eleminuar këtë shqetësim është e rëndësishme që të bëni ushtrime të frymëmarrjes, të konsumoni çaj kamomili, por ajo që rekomandohet në raste të tilla, është konsultimi me mjekun dermatolog.
Sigal