Nuk respektojnë ligjin, akreditimi i laboratorëve mjekësor, aplikime nga privatët, shtetërorët indifirentë

100
Është detyrim ligjor që laboratorët mjekësor të akreditohen, por kërkesat janë vetëm nga privatët. Laboratorët publik nuk respektojnë ligjin, duke mos aplikuar për akreditim. Nga viti 2014 ku janë bërë dhe ndryshimet ligjore, është akredituar vetëm një laborator privat, 3 të tjerë po privatë kanë bërë kërkesën dhe nga laboratorë nuk ka patur asnjë aplikim.
Tiranë- Është kusht që të gjithë laboratorët mjekësor, privat dhe publik të akreditohen, por shumë pak prej tyre kanë bërë kërkesë pranë qëndrës së akreditimit.
Vetëm një laborator privat është akredituar që nga viti 2014 kur është bërë dhe ndryshimi i fundit në ligj dhe vetëm 3 të tjerë kanë bërë kërkesë.
Edhe këta të 3 janë po laboratorë privat. Laboratorët mjekësor publik janë ata që tregohen indiferentë ndaj akreditimit që është mbi të gjitha detyrim ligjor.
Armond Halebi: “Në proces kemi dhe tre aplikime të tjera. Ka qenë një ligj në 2012 mbi të cilin ishte i detyruar akreditimi brenda dy viteve i të gjithë laboratorëve mjekësore. Tashmë ne po kërkojmë të rizgjohet ky proçes. Në përgjithësi të gjithë laboratorët apo proçese që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës janë të detyruar të akreditohen”.
Arsyeja përse duhet të akreditohet është për të parë gjendjen reale të këtyre laboratorëve, stafin, arsimimin e tyre, eksperiencat dhe kualfiikimin me qëllim që një laborator të jetë i kontrolluar dhe i besueshëm për saktësinë e analizave të pacientëve.