Njihuni me të mirat e konsumimit të birrës për shëndetin e njeriut

847
Para disa viteve anëtarëve të Parlamentit Evropian në Bruksel, shkencëtarët i kanë prezantuar të dhënat mbi birrën dhe shëndetin, në të cilat shihen të mirat e konsumimin të vogël të birrës për shëndetin e njeriut. Me atë rast anëtarja e Parlamentit Evropian, Marianne Thyssen, ka theksuar se parakusht i kontributit pozitiv të birrës për shëndetin është konsumimi i vogël.
A e dini se konsumimi i rregullt i birrës mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj? Siç kur është fjala për ndonjë lloj tjetër të alkoolit, më me rëndësi është që konsumimi të jetë i vogël, gjegjësisht konsumim i përgjegjshëm. Për meshkuj konsumimi i vogël do të ishte prej një deri në tri gota në ditë, sipas fjalëve të dr. Skovenborg. Për gra, ideale do të ishte një deri në dy gota në ditë.
Birra e forcon zemrën
Gjysmë litre birrë në ditë zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 30 për qind, sepse e ngrit nivelin e kolesterolit “të mirë” i cili pengon mbylljen e arterieve. Shumë hulumtime shkencore kanë konfirmuar se konsumimi e vogël i birrës, ofron mbrojtje të njëjtë të zemrës sikur edhe vera.
Burimi i vitaminës B
Birra në vete përmban disa vitamina të kompleksit B (B1, B6, B2, B12). Vitamina B1 është e njohur si “anti stres” e cila e mbron sistemin imunitar, ndërsa vitamina B2 ndikon si antioksidant, dhe mund të pengojë plakjen dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Ata të cilët konsumojnë birrë kanë 30 për qind vitaminë B më tepër se ata që nuk pinë birrë.
Forcon eshtrat
Konsumimi i birrës zvogëlon rrezikun nga osteoporoza dhe kërcitja e eshtrave. Konsiderohet se bëhet fjalë për nivelin e lartë të silicit i cili është i mirë për eshtra, e i cili gjendet në këtë pije.
Veshkat më të shëndoshë
Shkencëtarët nga Finlanda e kanë ndarë birrën nga pijet tjera alkoolike, sepse kanë zbuluar se në masë të konsiderueshme e zvogëlon rrezikun nga paraqitja e gurëve në veshkë.
E përmirëson tretjen
Një kriko me birrë përmban 10 deri 30 për qind të nevojave ditore të fibrave, e forcon oreksin dhe stimulon tretjen te njerëzit e moshuar. Konsumimi i përditshëm por i vogël i birrës parandalon rritjen e baktereve të cilët janë përgjegjës për të thatin në lukth, derisa tretjen e bën më efikase.
Sigal