Nesër do të lexoni/ Sëmundja e Parkinson-it

148
Dr. Ndue Nikaj
Ka marrë këtë emër për nder të kirurgut Anglez James Parchinson, që përshkoi për herë të parë në vitin 1817, si paraliza agjituese, sëmundja kronike, që prekte në radhë të parë personat 60-70-vjeçar, pra në dekadën e 6-7 të jetës. Sot vlerësohet si sëmundje neuro-degjenerative e sistemit nervor extra-pyramidal dhe klasifikohet në “çrregullimet lëvizore”. Incidenca mesatare e sëmundjes është mesatarisht 20 raste të reja për 100.000 banorë në vit, me një kulmim të saj në moshat 70-75 vjeç, por që në moshën 80 vjeç arrin në 130 raste në vit për 100.000 banor. Në Francë llogariten 150.000 persona të prekur nga Parkinsoni. Llogaritet si sëmundja e dytë neuro-degjenerative, pas sëmundjes Alzhejmer. Ajo prek 1% të mbi 60 vjeçarëve dhe 4% të mbi 80 vjeçarëve. Sido që mekanizmat e sëmundjes së Parkinsonit janë përshkruar mirë, akoma nuk po shërohet. Janë përhapur hipoteza të ndryshme për shkakësinë (ethio-pathogenezën) e saj/si: virale; gjenetike, toksike ambientale dhe toksike endogjene, të cilat shkaqe çojnë në procesin neuro-degjenerativ, i cili akoma nuk është saktësuar plotësisht, sido që ka supozime evidente për defekte gjenetike. Kjo hipotezë mbështetet në të dhëna të rëndësishme si rreth 20% e të sëmurëve kanë një patologji të tipit familjar ku është zbuluar gjeni difektoz. Mendohet se nga defekti në tru grumbullohen proteina toksike, që bllokojnë funksionin e rregullt të qelizave dopamnergjike….
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf