Mos i hidhni lëvoret e limonit, ja çfarë vlerash të mrekullueshme kanë!

331
Limoni është një nga ushqimet që përdoret së tepërmi në tavolinat e gjithsecilit. Ai, përveçse është i pasur me vitamina dhe forcon së tepërmi sisteminim. Limoni mund të përdoret në mënyra shumë të ndryshme për të pastruar shtëpinë, por edhe si një produkt bukurie për të hequr pikat e zeza në fytyrë dhe për ta bërë lëkurën më të ndritshme. Por a e keni menduar ndonjëherë se si mund t’i përdorni lëkurat e limonit? Kur nuk janë të trajtuara me produkte kimike dhe vijnë nga kultivime biologjike, lëkurat e limonit mund të përdoren në mënyra të ndryshme.
Ulin kolesterolin
Në mëngjes, të gjithë duhet të pinë një gotë ujë me limon për të përmirësuar shëndetin. Por ata që e kanë kolesterolin e lartë, mund t’i shtojnë edhe lëkurat e limonit, një element i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë (përbërës polifenolikë metabolikë sekondarë i bimëve). Kjo pije do të arrijë që t’ju pastrojë trupin, duke ju hequr të gjitha toksinat.
Ju zbusin lëkurën e bërrylave
E keni lëkurën e bërrylave shumë të ashpër dhe kremi hidratues nuk ju jep asnjë rezultat? Krijoni një përzierje me sodën e bukës (hidhini shumë pak ujë), lëkurën e limonit dhe lëngun e tij. Do të gjeni zgjidhjen perfekte për ta bërë lëkurën e bërrylave tuaj të butë. Aplikojeni këtë “krem” të bërë në shtëpi menjëherë pasi të keni bërë dush dhe rezultati do të jetë perfekt.
Shërbejnë si dezinfektuese
Dëshironi të pastroni kuzhinën pa përdorur detergjentët e tregut, të cilët janë më shumë se dy herë gërryes dhe toksikë? Për të dezinfektuar çdo lloj sipërfaqeje, mund të përdoret lëkura e limonit, e cila ka veti shumë të mira antibakteriale.
Janë si skrab natyral
Lëkura e limonit është ideale për të krijuar një skrab biologjik të bërë në shtëpi. Për ta realizuar, është e nevojshme që lëkurën e limonit ta grini dhe më pas t’i shtoni një lugë të vogël kallamsheqeri dhe gjysmë lugë gjelle vaj ulliri. Përbërja duhet të aplikohet mbi lëkurë të lagur dhe ashtu duhet të lihet për 10 minuta.
Pastrojnë furrën ose mikrovalën
Ekzistojnë përbërës të ndryshëm për të pastruar furrën pa përdorur produkte kimike. Një nga këta është përdorimi i lëkurës së limonit, që mund të hidhet në një tas me ujë (që duron nxehtësinë). Vendoseni atë në mikrovalë ose në furrë dhe lëreni deri sa të valojë. Avulli do të mundësojë heqjen e njollave dhe të erës së keqe në një mënyrë tepër të lehtë.
Heqin kalkarin
Lëkura e limonit mund të heqë edhe kalkarin. Për ta bërë këtë, është e nevojshme që të përzieni lëkurën e tij me dy lugë sodë buke, një lugë uthull molle dhe tre litra ujë. Të gjithë këtë përzierje duhet ta zieni dhe më pas ta hidhni në vendet apo objektet që kanë kalkar. Lëreni ashtu për 10 minuta e më pas shpëlajini.
Janë insekticide
Nuk dini ende një mënyrë natyrale se si të largoni insektet nga ambientet tuaja të shtëpisë? Lëkura e limonit mund të jetë një mënyrë shumë e mirë, sepse era e saj e fortë i bezdis shumë milingonat, mizat apo çdo insekt tjetër. Mjafton që t’i vendosni lëkurët e limonit të prera hollë në cepat e dhomave.