Lulebalsami kuron depresionon e lehtë dhe atë mesatar

2401
Sigal

Vetitë kuruese të lulebalsamit dhe historia e përdorimit të saj ndër vite

Lulebalsami është një bimë barishtore shumëvjeçare që rritet në mjaft rajone të botës. Ajo ka një histori të gjatë përdorimi e të drejtpërdrejtë si bimë. Në shekullin e XIX lulja e balsamit nuk është përmendur aspak si bimë mjekësore e vlefshme, por kërkimet e bërë kohët e fundit kanë risjellë në skenë rëndësinë e jashtëzakonshme që mbart bima si një ilaç çudibërës për problemet nervore. Në provat klinike që u bënë për 67 % të pacientëve të prekur nga depresioni i lehtë ose ai mesatar, gjendja e tyre u përmirësua pasi ata u trajtuan me lulen e balsamit.

Lulet dhe gjethet e bimës janë: analgjezik, antispetik, antispazmodik, aromatik, astringjent, kolagog, digjestiv, diuretik, ekspektorant, nervin, rezolvant, stimulant dhe vulnerar. Bima e lulebalsamit është përdorur për një gamë të gjerë çrregullimesh. Emri i simboliki saj vjen për arsye se lulëzimi dhe korrja tradicionale e bimës bëhet në ditën e Shën Zhanit (la Saint-Jean) në 24 Qershor.
Tiparet dalluese të bimës: Lulebasalmit dallohet nga kërcelli i saj i drujtë, gjethet e përkundrejta, lulet me ngjyrë të verdhë  të shprehur petalet e të cilave janë me pikla në ngjyrë të errët. Lulet: Lulet e Balsamit të çelura plotësisht janë, sikurse cituam pak më parë, të verdha; shumë prej frerëvetë luleve gjenden në fund të degëve dhe çdonjëra prej tyre ka një diametër prej 2 cm. Lulet përbëhen nga 5 petale të verdha, të cilat janë të pikëzuara  me pikla të zeza anëve të tyre. Ajo ka gjithashtu shumë thekë të grupuar në tre grupe dhe një pistil të vetëm të vendosur në qendër të saj. Lulet çelin në muajin Qershor duke filluar nga dita e St. Jean-itpër të vazhduar në muajt Korrik dhe Gusht.

Përktheu:  ingj. Ferdin LIÇAJ

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf