Konsumoni spinaq për të mbrojtur zemrën dhe sytë

550
Sigal

 

Spinaqi ka dyfishin e
fibrës që kanë perimet tjera të gjelbra, kështu duke e bërë një zgjedhje të
mirë për ata që janë të prirë për t’u ushqyer shëndetshëm.

 

 

Është i pasur
me vitamina A dhe K, dhe është burim i mirë me hekur dhe folate. Spinaqi ofron
antioksidues si beta-karotene, që ndihmojnë shëndetin e zemrës, luftojnë
kancerin, dhe ndihmojnë të keni sy të shëndetshëm.

 

Spinaqi i
pagatuar (ashtu i gjallë) është i shijshëm në sallata apo mund ta grish dhe
t’ia thyesh ca vezë të përziera, ta përdorësh në sup apo edhe në pasta. Mund
edhe ta pish po që se ke shtrydhëse frutash, hedh spinaqin aty dhe bëj lëng
spinaqi.

 

Është
interesant se edhe nëse spinaqi zihet në temperatura të larta, ai nuk i humb
aspak vetitë e tij të dobishme, prandaj nuk ka rëndësi sesi e konsumoni, por me
rëndësi është që ai të gjendet në dietën tuaj, pasi me konsumimin e spinaqit ju
do të kontribuoni në shëndetin e përgjithshëm tuajin. Ajo që është e
rëndësishme, është fakti se këtë perime tani mund ta gjeni gjatë tërë vitit.