PHD Anila Kalleshi: Ja receta që mund të përgatitet në kushte shtëpie për heqjen 100% të mykut në thonj. Hepatiti B, shkaqet dhe trajtimi

4408
Sigal

Receta e Anila Kalleshit që heq mykun në thonj (100 për qind funksionale)

 

Myku i thonjve është një shqetësim shumë i zakonshëm që prek shumë njerëz. Faktorët ndikues në shfaqjen e tij lidhen me lagështirën, higjienën e ulët, diabetin, mbajtjen veshur të këpucëve për një kohë të gjatë etj. Myku është prezent brenda dhe jashtë trupit pranë bakterieve të ndryshme.

Kur një sëmundje kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion. Nëse jeni i shëndetshëm, një infeksion mykotik në thonj, mbase nuk mund t’iu shkaktojë probleme serioze. Por, megjithatë mund të bëjë që thonjtë tuaj të duken keq, t’ju dhembin ose të dëmtojë shtratin e thonjve. Nëse lihet pa u kuruar, myku i këmbëve mund të shkaktojë çarje të thoit në shtresa, madje mund të çojë në zhdukje totale të thoit. Lëngu i limonit ka si veti antiseptike, po ashtu lufton edhe mykun.
Acidi citrik tek lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mykut në thua. Aplikoni lëng të freskët limoni në zonën e infektuar. Lëreni për rreth 30 minuta përpara se ta shpëlani me ujë të ngrohtë. Një tjetër mënyrë është të miksoni sasi të njëjta të lëngut të limonit me vaj ulliri dhe të masazhoni zonën e infektuar. Lëreni për pak orë para se ta shpëlani. Vaji i ullirit do t’ju zbusë lëkurën, ndërkohë që lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mëtejshme të mykut. Përdorni këto metoda çdo ditë për rreth një muaj ose më gjatë derisa të shihni rezultate pozitive.

Vaji i rigonit ka veti antiseptike, antibakteriale, antiparazitike, antivirale, dhe kundër mykut. Kjo e bën këtë vaj një trajtues efektiv për mykun e thonjve. Përzieni dy pika vaj rigoni me një lugë vaj ulliri. Aplikojeni këtë përzierje në zonën e prekur. Lëreni të paktën 30 minuta. Më pas shpëlajini duart apo këmbët dhe thajini mirë. Përsëriteni këtë dy herë në ditë për tri javë.

Uthulla e mollës ndihmon në parandalimin e përhapjes së mykut tek thonjtë, vret bakteriet dhe mykun. Përzieni sasi të barabarta të uthullës së mollës me ujin. Futuni thonjtë në të për 30 minuta në ditë. Më pas thajini mirë duart apo këmbët. Nëse do ta përdorni këtë metodë për disa javë do të shihni ndryshim të madh.

Listerina vret bakteriet në gojë, por mund të vrasë dhe bakteriet tek thonjtë. Ajo përmban alkool dhe përbërës të tjerë të cilat së bashku mund të veprojnë si antiseptik i forte për të vrarë bakteriet e dëmshme dhe kërpudhat. Në një enë hidhni listerinë dhe uthull të bardhë në sasi të barabarta. Fusni pjesët e prekura dhe lërini për 30 minuta. Fërkoni thonjtë butësisht. Shpëlajini dhe thajini mirë. Përsëriteni këtë metodë një apo dy here në javë derisa të pastrohet infeksioni.

Soda e bukës përdoret për të kuruar mykun e thonjve si dhe për neutralizimin e erës të keqe të këmbëve. Shtoni gjysmë filxhani sodë buke, çerek filxhani me peroksid hidrogjeni 3% dhe gjysmë filxhani kripë deti në 4 filxhanë ujë të ngrohtë. Përziejini mire së bashku dhe më pas shtoni çerek filxhani uthull të bardhë. Zhytini këmbët apo duart në përbërje për 10 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të pastër dhe thajini mire me peshqir. Përsëriteni procesin dy herë në ditë për disa javë.

Hudhra e njohur si antibiotik natyror përmban një substancë që quhet alicinë dhe që ka veti të luftojë mykun. Për të trajtuar mykun e thonjve tuaj miksoni vaj hudhre me uthull të bardhe në sasi të njëjta. Aplikojeni këtë përzierje në zonat e infektuara dhe mbulojeni me një fashë. Lëreni për pak ndoshta tërë natën. Përsëriteni çdo ditë derisa të largohet infeksioni. (Nëse nuk gjeni vaj hudhre atëherë mund ta përgatisni vetë duke skuqur dy thelpinj hudhra në dy lugë vaj ulliri. Më pas kullojeni vajin. Lëreni të ftohet). Mund të hani dhe 1­2 thelpinj hudhra në ditë.

Hepatiti B

Hepatiti B është një sëmundje infektive inflamatore e mëlçisë e shkaktuar nga virusi i hepatitit B (VHB). Ky virus është i përhapur pothuajse në gjithë botën, duke shkaktuar epidemi në një pjesë të Azisë dhe Afrikës.

Virusi i hepatitit B transmetohet gjatë kontaktit me gjakun e infektuar dhe lëngjet e tjera trupore si pështymë, djersë, lot, sekrecione nazale, spermë dhe sekretin vaginal. Po ashtu infeksioni transmetohet nga nëna e infektuar te fetusi. Më të rrezikuar nga infeksioni me VHB janë punëtorët shëndetësorë, pacientët që marrin transfuzion, pacientët në dializë, ata që bëjnë akupunkturë, tatuazhe dhe ata që ndajnë shiringat, makinën e rrojës ose furçën e dhëmbëve me një person të infektuar. Megjithatë, virusi i hepatitit B nuk mund të përhapet gjatë prekjes, përqafimit, gjatë puthjes, kollitjes, teshtimës dhe ushqyerjes me gji. Vlen të përmendet se virusi i hepatitit B është 50 deri në 100 herë më infektues se virusi HIV.

Infeksioni akut me virusin e hepatitit B fillon me shenja të përgjithshme të infeksionit, si humbje e oreksit, nauze, të vjella, dhimbje të trupit, ethe dhe urinim me ngjyrë të errët. Më pas sëmundja përparon me zhvillimin e verdhëzës apo ngjyrosjes së lëkurës dhe sklepave me ngjyrë të verdhë. Sëmundja zgjat për disa javë dhe pastaj gradualisht përmirësohet tek shumica e njerëzve të prekur. Ndërsa janë më të rralla rastet që zhvillojnë hepatit fulminant dhe që përfundojnë me vdekje.