Konsumoni kastravecin, ja efektet shëruese që ka

530
Sigal

Studime të shumta tregojnë se përbërësit e kastravecit
janë shumë të mirë për luftimin e disa llojeve të kancerit.

Gjithashtu, kastravecët e përmirësojnë gjendjen e
flokëve, lëkurës dhe ndihmojnë në heqjen e të gjitha toksinave të trupit,
transmeton Telegrafi. Krejt çfarë duhet të bëni për t’i pasur këto përfitime
shëndetësore të kastravecit, është të shtoni kastravecin në ushqimin tuaj.

1-Kastraveci
i eliminon toksinat dhe e hidraton trupin

Siç e dinë shumë njerëz, 95 për qind e kastravecit është
ujë. Kastraveci gjithashtu është i pasur me shumë vitamina dhe kësisoj e mbush
trupin me vitaminat thelbësore. Shumica e vitaminës C që e ka kastraveci,
gjendet në lëkuren e kastravecit, prandaj nutricistët rekomandojnë ta konsumoni
bashkë me lëkuren.

2-Sistem
më i mirë i tretjes

 Konsumimi i kastravecit çdo ditë e përmirëson
shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu, kastraveci është i pasur me ujë dhe
fibra.

3-Përqindje
e lartë e vitaminës B

Një ndër përfitimet më të vlefshme të kastravecit është
se përmban sasi të madhe të vitaminës B dhe trupit i duhet kjo vitaminë çdo
ditë.

Prandaj, konsumoni kastravecë për ta furnizuar trupin me
këtë vitaminë.

4-Parandalon
erën e keqe të gojës

Thjesht e preni një copë të kastravecit, e vendosni në
gojë dhe e mbani për një minutë.

Për shkak se kastraveci ka veti antibakteriale dhe këto
veti i vrasin të gjitha bakteret që janë përgjegjëse për erën e keqe të gojës,
ju do të vëreni se brenda pak minutave do t’ju hiqet era e keqe e gojës.