Shëndetësi/ Dhimbjet e shpinës (Hernia diskale)

1219
Sigal

Probleme me kurrizin,sëmundja ndodh kur një nga
disqet në shpinë del prej vendit të tij të vërtetë

 

Studimet thonë se ata
që janë operuar jo vetëm që nuk kanë shpëtuar nga dhimbjet, por kanë vuajtur më
tej pasojat e operacionit. Specialistet cilësojnë se ndërhyrja kirurgjikale
është mundësia e fundit që mund t’i këshillohet një të sëmuri me Herni Diskale.

 

Hernia diskale, terapia që shmang operimin

 

Roli i diskut është që t’i mundësojë boshtit
kurrizor të njeriut lëvizje në të gjitha drejtimet. Si pasojë e lëvizjeve të
ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore, vjen deri
te degjenerimi i diskut duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të
fortë. Po ashtu, si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe si pasojë e ndonjë
ngritjeje të ndonjë peshe apo ndonjë lëndimi, vjen deri te rrëshqitja e diskut
që në gjuhën mjekësore quhet herni diskale. Hernia diskale ndodh kur një nga disqet
në shpinë fryhet prej vendit të tij të vërtetë. Disqet janë jastëkë të vogla
rrethore në mes vertebrave (unazave) në shpinën e trupit të njeriut. Ato janë
të ngjeshura dhe shërbejnë si jastëk për unazat e shpinës. Herniet e disqeve
bëjnë shtypje në nervat, të cilët dalin nga shtylla kurrizore dhe shkaktojnë
dhembje të ndryshme. Më së shpeshti paraqiten në pjesën e poshtme të shpinës.

 

Shkaqet

 

Herniet diskale mund të ndodhin kur disku
thahet ose teret, në një mënyrë shfryhet dhe bëhet më pak elastik. Në qoftë se
dobësohen shumë, pjesa e jashtme mund të shkëputet. Pjesa e brendshme pastaj
mund të shtyhet nëpërmes shkëputjes dhe mund të shtyp nervat.

 

Faktorët e rrezikut

• Mosha: 30 dhe 40 vjeçare

• Trauma nga rrëzimi, aksidenti ose rrotullimi
i papritur

• Tendosje e shpinës – më së shpeshti e
përsëritur ose e papritur (p.sh. ngritja e peshave të rënda)

• Puna e rëndë që kërkon ngritje të peshave të
rënda

 

Simptomat

• Dhembja-shpeshtësia dhe lokacioni i dhembjes
varen se cili disk e ka përfshirë hernia dhe sa e madhe është ajo hernie

• Mpirja, therje ose dobësim në këmbë dhe
shputë

• Ndryshime në zorrë ose fshikëz

• Në disa raste pamundësi për rehati edhe në
gjendje të shtrirë

• Dhembje e papritur e qafës e cila nuk mund të
drejtohet pa dhembje

• Mpirje, therje ose dobësim në njërën ose në
të dy duart

 

Terapia

 

Mjeku kiropraktik, mund t’ju ndihmojnë të
reduktoni dhembjen me zgjatjen ose tërheqjen e shpinës. Çdo manipulim i shpinës
për probleme kronike të diskut duhet të bëhet me shumë kujdes dhe nga persona
me përvojë. Me këtë trajtim shmangen operimet e dhembshme dhe të kushtueshme,
që mund të kenë edhe pasoja të rënda si dhe mbajtja e protezës, mbajtëses së
qafës, që e shohim mjaft shpesh tek njerëzit me probleme të tilla.

 

Pushimi

 

Pushimi në shtrat zakonisht preferohet për dy
ose tri ditë tek dhembjet e mëdha. Zakonisht duhet të shtriheni në dyshek të
fortë me gjunjë dhe legen pjesërisht të kërrusur. Këmbët e mund të ngrihen mbi
një jastëk.