Gazeta Telegraf/Tamara e banorëve mikpritës e punëtorë, kryeqendra turistike me rrugë të re mes alpeve

566
Sigal

BEHAR FEJZULLAHU


Zona e Tamarës është një nga
bukuritë shumta mahnitëse natyrore të kompleksit të alpeve ku jetojnë 2 mijë
banorët që kanë qëndruar këtu mes bjeshkëve e maleve piktoreskë, duke ndërtuar
jetën e tyre me blegtori e tash edhe me turizëm më të populluar pas ndërtimit të
rrugës. Kjo rrugë I krijon hapësira të reja zhvillimi Tamarës si zonë banimi dhe
turistike e preferuar më së shumti prej të të rinjve shqiptarë dhe prej të huajave
të shumtë që e kanë vizituar zonën edhe kur nuk ka pasur rrugë të asfaltuar,
por veç rrugë malesh, ku ngjiteshe me kafshë, me këmbë e vetëm në disa pjesë me
makina të larta! Si njeriu që e dua këtë trevë piktoreske e bujare të vendit
tim, mendoj të përshkruaj atë çfarë është sot dhe çfarë do të jetë Tamara pas
rrugës së ndërtuar e cila është ende në ndërtim edhe më tej kësaj qendre banimi
e turistike. Fshati Tamarë është tjetërsuar në një qytezë turistike me shëtitore
të gjelbëruar me drurë dekorativë e pemë të llojeve të zonës, me sipërfaqe
globale 5 mijë m2 të shtrirë anës lumit të kristaltë Cem. Banorët, qeveria dhe
pushteti lokal së bashku, kanë kryer rikonstruksionet e plota të banesave dhe çative
të tyre, duke shtuar edhe shumë njësi shërbimi turizmi privat dhe shërbime të
tjera publike me të gjithë funksionet që kanë nevojë banorët dhe vizitorët e
një komuniteti. Ende pa përfunduar rruga deri në skajin e saj fundor të
Vermoshit, ka nisur fluksi i vizitorëve që shkelin e kalojnë ditë në Tamarë, të
tërhequr prej investimit dhe ndërtimit të kësaj rruge moderne e të kompletuar,
ndërtuar me cilësi prej kompanisë “Riveria” me administrator zotin Dritan Çelaj.
Njëherazi, rruga e re ka rikthyer e po rikthen në Tamarë dhe në krejt zonën e
Vermoshit, familjet dhe banorët që janë larguar drejt kryeqytetit, qyteteve të mëdha
dhe qendrave kryesore urbane të Shqipërisë si Shkodër, Koplik, Lezhë, Velipojë,
Shëngjin, Kukës, Dibër, Tiranë e Durrës. Rruga e re me gjatësi 70 kilometër nga
Kopliku në Tamarën piktoreske nuk bëhet më për 4 orë rraskapitëse me automjete
që shkatërrohen e njerëz që lodhen, por shumë më shpejt fal rrugës së re mes
alpesh Tashmë ka përfunduar e plotë rruga deri në Tamarë dhe banorët janë të
tejmbushur me shpresën e rikthimit të jetës dhe punës atje ku jetojnë në Tamarë
e në alpet burimore turistike, ku pas disa kohësh do të shkoj rruga automobilistike
deri në Vermoshin e admiruar e të frekuentuar prej shqiptarëve dhe të huajve.
Tamara tashmë është me rrugë të kompletuar me njerëz punëtorë, ku ka nisur
zhvillimi turistik e social-ekonomik i zonës prej Kopliku (Malësi e Madhe) e
deri në “kullën” e fundit të Vermoshit skajor, në të cilën së shpejti do të
shkohet shkohet për vetëm 1 orë e 30 minuta! Kjo meritë e këtij investimi i përket
Fondit Shqiptar të Zhvillimit të drejtuar nga biri dashamirës i kësaj treve,
zoti Benet Beci, që së bashku me qeverinë shqiptare, çelën dhe akorduan investimet
me bujari e seriozitet për këtë perlë të braktisur dhe po kështu, vlerësim
meritojnë edhe punimet cilësore të firmës “Riviera” që pas përfundimit të lotit
të parë të rrugës deri në Tamarë, po vazhdon punimet e rrugës deri në Vermosh. Pas
këtij investimi, këta kanë mirënjohjen dhe përshëndetjen e banorëve të Tamarës
e të krejt trevës së Vermoshit për këtë zhvillim të ri infrastrukturor, por
edhe vlerësimin e turistëve vendas e të huaj, të cilët në çdo stinë të vitit bëhen
“banorë” disaditor të Tamarës dhe pelegrinë ditorë të zonës piktoreske të alpeve
të Vermoshit.