Ju pëlqejnë shumë lëngjet e frutave, por nuk dini shumë kombinime mes tyre për të bërë një lëng akoma më të shijshëm dhe më të ushqyeshëm?
Ne do t’ju tregojmë një listë klasifikimi të disa frutave që ju mund t’i përgatisni shumë lehtë.

Qumësht, banane, sheqer, kakao, për një koncentrat të shijshëm dhe energjik… për të filluar ditën ose për periudha mbingarkesash.
Qumësht me luleshtrydhe të freskëta, për një pije të shijshme, pa i shtuar sheqer.
Çokollatë fondente e shkrirë në banjëmari me qumësht, kanellë pluhur dhe sheqer.
Kur nuk dini të zgjidhni se cilat fruta duhet të përfundojnë në gotën tuaj, përziejini… dhe ja pija e përkryer.
Qumësht, pjepër dhe sheqer. Në fund, pasi të keni mbushur gotën, spërkateni me pluhur kokosi.
Fruta pylli të kuqe me qumësht, për një pije të këndshme dhe delikate.
Fiq me qumësht, sheqer pak xhenxhefil. Absolutisht një pije origjinale që duhet ta provoni.
Qumësht soje me çokollatë të sheqerosur dhe banane, shtojini pak musli dhe do të përfitoni gotën ideale, që është më shumë sesa një pije, një mëngjes i shkëlqyer.
Qumësht, sheqer molle dhe kivi, për një pije që të shuan etjen, e shpejtë dhe e thjeshtë.
Qumësht, kafe ekspres dhe sheqer nga kallami i shqerit, frulohen dhe shërbehen të pluhurosura me kokos dhe kakao.