Kastravecat dhe lëngu i kastravecit bëjnë mrekulli kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës. Ai është i bollshëm me një mineral, që quhet silic, një komponent thelbësor për indet e shëndetshme të lëkurës.

Si ta përdorni:

Merrni një kastravec, qërojeni dhe e prisni në copë të vogla.

E grini imët në blender për 10-20 sekonda, derisa të bëhet i lëngshëm.

Pas kësaj e vendosni në një sitë dhe ndani ujin nga tuli i kastravecit. Lani fytyrën tuaj si normalisht.

Me anë të një pambuku aplikoni lëngun e kastravecit në fytyrë dhe zonën e qafës. E lini rreth 20 minuta sa të thahet. Në fund e lani fytyrën me ujë të ftohtë.

Përsëriteni këtë dy herë në javë.