Gurët në veshka, marrja e ujit në sasi të mëdha ul rrezikun e formimit të gurëve

552
Sigal

Gurët në veshkaGuri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatët nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve te njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.

Simptomat

Disa njerëz mund të mos kenë simptoma të kuptueshme, si dhembje të forta në veshka. Dhembja mund të zgjasë nga minuta në orë, e ndjekur nga periudha qetësie, të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim të daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve, si dhe funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin për të.

Kurimi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf