Evitoni këto ushqime, nëse keni alergji të pranverës

520
Evitoni këto ushqime, nëse keni alergji të pranverës. Nëse keni alergji të pranverës, është mirë që të mos i hani këto ushqime.
Lakrën turshi
Ushqimet e fermentuara përmbajnë nivele të larta të histamines, që potencialisht bëjnë që sytë të skuqen, të lotojnë dhe të keni rrjedhje në hundë. Nëse keni alergji të pranverës, ky ushqim mund ta vështirësojë alergjinë.
Lajmi i mirë është se ushqimet e freskëta të gjelbra, si spinaqi, që del në markete i freskët në pranverë, është zgjidhja më e mirë se lakra turshi.
Bajamet
Bëni kujdes nga bajamet, pasi që ato kanë treguar se i vështirësojnë alergjitë e pranverës. Në vend se t’i konsumoni bajamet, provoni të hani fruta të thatë si një alternativë më e mirë.
Alkoolin
Nëse vuani nga alergjitë e pranverës, është koha që të mos konsumoni alkool. Hulumtuesit suedez kanë gjetur se njerëzit të cilët vuajnë nga astma dhe alergjitë janë më të prirë për të teshtirë dhe për të pasur një hundë rrjedhëse pas një pije sesa të tjerët.
Gratë kanë dy herë më shumë gjasa që të preken nga kjo sesa meshkujt, dhe vera e kuqe dhe e bardhë duket se shkaktojnë më së shumti probleme. Më mirë hani disa sallata, sesa të pini alkool.
Sigal