Dokumenti sekret i 9/11: Agjentët saudianë ndihmuan terroristët e 11 shtatorit

448
Sot, presidenti Barack Obama viziton Arabinë Saudite në një moment shumë delikat. Kjo është vizita e tij e katërt. Shteti arab ndodhet me probleme ekonomike, për shkak të uljes drastike të çmimit të naftës; i rrethuar me shtete të zhytura në konflikte dhe luftërave civile (Irak, Siri, Jemen), dhe përpara kërcënimit të zhvillimit ushtarak të Iranit. Për të mos mbaruar këtu ekziston një dokument sekret 28 faqesh zbuluar nga New York Times, sipas së cilës, agjentët saudianë kanë ndihmuar terroristët për sulmet e 11 Shtatorit ku vdiqën 2996 persona. Kjo e fundit ka tensionuar marrëdhëniet mes dy shteteve mike.
“Dy nga 15 terroristët e 11 Shtatorit kanë marrë ndihmë logjistike dhe materiale nga agjentët saudianë të vendosur në San Diego,” shkruan në dokument. “Kjo ka ndodhur në vitin 2000 ku agjenti Omar al-Bayoumi ka ndihmuar terroristët Najaf al-Hazmi dhe Khalid al-Mihdbar.” Madje, agjenti al-Bayoumi kishte telefonuar sëpaku katër herë imamin Anvar al-Alvaki në San Diego, që më pas është bërë edhe shefi i propagandës së al Kaidës në Jemen. Edhe senatori amerikan Bob Kerry ka sqaruar se dokumenti “nuk mund të fal Arabinë Saudite,” gjithmonë nëse rezultet i vërtetë. 11 Shtatori, Amerikës i ka kushtuar 750 miliardë dollarë, përveç viktimave.
Sigal