Dr. Ardian QOSJA/ Si të luftojmë gripin me mjete natyrale dhe ushqimet që duhet të konsumojmë

773
Sigal

Për të parandaluar sëmundjet nga të ftohtit duhet të përdorim krudo, selino, rrepa, çikore, kopër, karota, speca

*mjek pneumolog

Përkufizimi klinik i  “Sindromës influencë”

Për të garantuar homogjenitet, përkufizimi klinik i “sindromës së influencës” përfshin  manifestimin akut me simptoma të përgjithshme dhe respiratore.

Disa nga simptomat gjenerale:

temperaturë

pafuqi/lodhje

dhimbje koke

dhimbje muskulare

Simptomat respiratore:

kollë

dhimbje fyti

vështirësi në frymëmarrje

Për sa i përket diagnozës klinike të influencës (gripit) te fëmijët vlejnë ato që u thanë për të rriturit, por të kihet parasysh se ata nuk janë në gjendje të përshkruajnë simptomat por i manifestojnë me të qara, mungesë oreksi, nervozizëm. Tek të miturit influenca shpeshherë shoqërohet me të vjella, diarre dhe radhë me temperaturë. Shpesh te fëmijët në moshën parashkollor sytë e skuqur janë karakteristikat e influencës, të shoqëruar me temperaturë. Tek fëmijët e moshës 1-5 vjeç, gripi shoqërohet shpesh me laringotrakeit dhe bronkit me temperaturë të lartë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf