Joga ndihmon në parandalimin e vetëvrasjeve dhe mendimeve depresive

479
Sigal

Justin Blazejewski, marins nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se joga i kishte shpëtuar jetën pasi ishte ballafaquar me mendime vetëvrasëse dhe depresion, menjëherë pas kthimit nga lufta, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

“Joga më ka shpëtuar jetën, dhe për këtë kam qenë i vetëdijshëm që nga hera e parë kur e kam provuar”, tregon marinsi. Ai tregon se kishte shërbyer si marins gjatë viteve 2000 në Afganistan dhe Irak. Ai ishte ne Afganistan kur kishte filluar të kishte mendime negative në kokë dhe se i shkonte mendja të bënte vetvrasje. “Kur je në mes të Afganistanit me njerëz të panjohur dhe raketa që të fluturojnë mbi kokë, ti ndihesh i humbur”, tregon marinsi.

Pas kthimit nga lufta, ai tregon, se mendimet negative dhe depresioni ishin shtuar. Pas propozimit të miqve të tij, ai filloi të bëjë joga dhe e vërejti se ajo do t’i ndryshonte jetën.

Tani ai ka një klub të tij, të quajtur VEToga, që e ka hapur me qëllim t’ iu ndihmojë të gjithë personave që po kalojnë periudha të vështira dhe po përballen me mendime negative. Qëllimi i Blazejeweskit është të përhapë programin e tij në të gjithë shtetet e Amerikës.

“Jeta ime ka ndryshuar drastikisht falë jogas, dhe unë dëshiroj t’ua ndryshojë jetën edhe personave të tjerë që janë duke u përballur me depresionin”, tha Blazejeweski.

Shumë studime kanë tregur për benefitet fizike dhe mentale të jogas. Ajo rrit fleksibilitetin, energjinë, si dhe redukton simptomat e stresit, depresionit dhe ankthit.

Në këto kushte, arrestimi u bë për veprat penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre, në bashkëpunim”, shtuan te njejtat burime.