6 veset që po shkatërrojnë ngjyrën e flokëve tuaj

326
Në rast se iu pëlqen të provoni ngjyra të ndryshme në flokët tuaj dhe në të njejtën kohë përdorni shumë mjete për stilimin e flokëve, duhet të dini se këto dy gjëra nuk shkojnë aspak me njëra-tjetrën. A e keni vënë re ndonjëherë se sa shpejt zbehet ngjyra e flokëve kur ju përdorni mjete për të drejtuar apo për të bërë flokët kaçurrela? Ka një përgjigje për këtë gjë, sepse flokët e lyer janë më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë. Këtu mund të gjeni edhe disa vese të tjera që sipas revistës “She knows” kanë ndikim shumë të madh në flokët e lyer.
1. Përdorimi i shampos së gabuar
Në rast se ju lyeni flokët duhet të qëndroni sa më larg shampove që kanë në përbërjen e tyrye sulfat. Sulfati vepron si detergjent duke hequr molekulat e ngjyrës nga flokët tuaj. Fatmirësisht tani mund të gjenden shumë lehtë edhe në supermarket shampo që nuk kanë sulfat në përbërje.
2. Larja e flokut me ujë të nxehtë
Uji i nxehtë heq një pjesë të shtresës që mban ngjyrën origjinale të flokut tuaj. Duhet të lani flokët me ujë jo shumë të nxehtë ose me ujë të ftohtë nëse mund ta duroni.
3. Qëndrimi në diell për një kohë të gjatë
Rrezet e diellit janë të dëmshme jo vetëm për lëkurën por edhe për flokun e lyer. Rrezet ultra violet dëmtojnë grimcat e bojës duke e bërë ngjyrën e flokëve më të zbehtë. Për të parandalaur një gjë të tillë mundohuni të përdorni sa më shumë kapelet kur e dini që qëndroni të ekspozuar për një kohë të gjatë në diell.
4. Qëndrimi për një kohë të gjatë në pishina
Klori që gjendet në ujin e pishinave bën që ngjyra e flokëve tuaj të duket pa gjallëri dhe pa shkëlqim. Pasi të kaloni kohën tuaj në pishina, provoni të lani flokët me sodë. Flluskat që krijon soda ndihmojnë që floku të pastrohet nga mbetjet kimike.
5. Larja e shpeshtë e flokëve
Në rast se i lyeni flokët shpesh ju e dini se ditën e parë ngjyra është shumë e fortë. Shumë femra në momentin që lyejnë flokët i lajnë menjëherë, sepse duan që intensiteti i ngjyrës të jetë më i ulët. Por bëni kujdes! Duke i larë flokët menjëherë pas lyerjes dhe shpesh ngjyra e flokut do të zbehet shumë shpejt. Boja ka nevojë të qëndrojë në flokë për të paktën 24 orë.