Reportazh/ Enver Cakaj- Kur gjëmonin malet e Skraparit

545

– Skraparasit kanë gjak nga i
gjithë Atdheu dhe i kanë dhënë zemër, 
gjak e shpirt të gjithë Atdheut. 
Ata kishin bërë një kontratë me malet për të ndenjur sup më sup me
ta,  prandaj malet u bënë  nëna e tyre dhe nënat u bënë male.

 Luftën e kishte marrë përsipër një brez
tjetër. Nuk kishin shkolla ushtarake, as gjeneralë, po kishin idealet, që u
shtonin dashurinë për Atdheun , që sfiduan gjeneralët pushtues. Çobançe e
partizançe drejtuan formacione të tëra. Në Skrapar edhe gurët ishin kthyer në
plumba

Lufta
kishte ligje të forta dhe ato nuk guxoi t’i prekte njeri. Dolën nga lufta si
heroina,  duke lënë rininë nëpër male

 Skrapari,  që ndonjëherë të tremb me pamjen e sertë e
maleve,
 ku dhe lulet kanë frikë të çelin,
 mes dy yjeve të ngjan si hënë.  Por Skrapari e ka ëmbëlsinë brenda shpirtit të
këtyre banorëve,
 që janë më të lartë se
malet.
 U janë rreshkur supet së mbajturi
armën,
 u është dëgjuar fama edhe jashtë
kufijve.
 Janë të lashtë nëpër luftëra.  Një skraparas e bëri mendjen top dhe i vetëm,  vajti luftoi tok me Skenderbeun e mbeti në
Fushën e Torviollit.
 Nuk mundën t’i
gjenim emrin,
 sepse askush nuk kishte gërmuar
për ta nderuar atë luftëtar të vërtetë.
 
vitin 1933 në malin e Tomorit erdhi akademiku botanist italian,
 Antonio Baldaç për të studiuar bimësinë e
zonës dhe i bëri përshtypje kur pa banorët e Tomoricës të gjithë të armatosur.
 Në kujtimet e tij ai ka shkruar: “Këta banorë i sheh gjithmonë me armë në dorë,
 e njohin dhe e duan atë si hostenin. ”

Janë vrarë e sakatuar,
 po nuk janë
tundur.
 Vendin e kanë mbajtur të pastër.
 Gazeta “Drita” e 1 shkurtit 1906 shkruante
lajme drithëruese: “Kush vete në Jemen le të marrë një qefin që ta ketë për në xhenet.
 Prej batalionit të Skraparit,  që ishin 840,  vetëm 120 janë të gjallë!” Perse nuk  e kursenin jetën këta njerëz?

      

                   Mahmut Zaloshnja                                                      Servet Zaloshnja                                                Muço Kapinova

      

As u janë lutur,  as u janë falur të tjerëve edhe kur kanë qenë
në buzë të varrit bijtë e Skraparit.

Me
armikun bri më bri,

                                    Brez pas
brezi korr e gri,

                                    Se s’u
rrihej pa liri.

Ata donin të shkonin me dinjitet
edhe në atë botë.  Për ta liria ishte
ajri,  ishte jeta.  Ndershmërisht dhe qetësisht ata i janë lutur
djersës së pastër të ballit të tyre.  Skraparasit
kanë gjak nga i gjithë Atdheu dhe i kanë dhënë zemër,  gjak e shpirt të gjithë Atdheut.  Ata kishin bërë një kontratë me malet për të
ndenjur sup më sup me ta,  prandaj malet u
bënë  nëna e tyre dhe nënat u bënë male.  Nuk e dimë prej çfarë lloji metali e kishin
trupin këta njerëz.  Bido Buzuqin dhe
Sulejman Spatharën i dërguan të vrisnin Bab Dudë Karbunarën,  se gjoja bënte krime në Berat,  kundrejt një shume të mirë florinjsh.  Shkuan trimat e Skraparit, e gjetën dhe e pyetën,
 se çfarë krimesh bënte ai.  Dhe trimi i Beratit u përgjigj: “Unë hap
shkolla,  rregulloj rrugë e ndihmoj
popullin e varfër. ” Trimat e kuptojnë trimin dhe i thanë: “Këtë qese me flori
na i kanë dhënë për të vrarë ty,  po me
që u marrke me “krime” të tilla,  urdhëro
e merri këta florinj dhe vazhdo të bësh 
“krime” si këto!” të tillë trima dhe të mençur ishin skraparasit dhe të
tillë e ruajtën emrin e zemrën në shekuj.

Skraparasit kanë një mendësi
përbashkuese proverbiale.  Ata për
interes të trojeve i kishin braktisur shtëpitë dhe kishin mbushur honet e
luginat e maleve.  Dhe,

                                Mblodhi e lëshoi rrufetë

                               “Zot këtu jam vetë”

 Muço Kapinova kishte dalë në Çukën e Frëngut e
thërriste: “Vlora,  Shkodra apo çdo krahinë tjetër,  janë Skrapari,  pa to as Skrapari nuk është i lirë. ” Dhe

            “Skrapari u bë bajrak,

mbushur çeta rreth e qark”

Skrapari
varfëronte,  por dhe trimëronte.  Edhe një gjeograf i huaj që s’dihet ç’e solli
në këto vise në vitin 1940,  la mbresat  plot pezëm dhe me pesimizmin e tij të
shkruar: “Prapambetja e krahinës së
Skraparit,  është rrjedhim i relievit
malor,  që pengon zhvillimin e bujqësisë  dhe komunikacionit. ”
  Po të kishte ardhur para ca viteve ky
gjeograf,  kur të shikonte makinat të
ngjiteshin majë malit,  do ta merrte e ta
griste atë copë letër që e shkroi vetë. 
Terreni i vështirë malor ishte edhe aleat i dëshirës së bijve të
Skraparit për liri.  Skrapari u bë fortesë,  aq  sa
edhe serasqeri i Rumenlisë e pa keq  nga
rezistenca që i bëri populli i Skraparit dhe iu drejtua Stambollit: “Sikurse kemi raportuar dhe herë tjetër,  ky popull i mallkuar nuk mund të krahasohet për
trimëri e burrëri me asnjë popull tjetër. ”
Çfarë u ruanin këtyre shkrepave,  që as i mbanin,  as i lëshonin banorët e saj? Për ato shkrepa
ata nuk linin gur pa lëvizur.  Kur morën
vesh lakminë e fqinjëve ndaj vendit tonë skraparasit u mblodhën në qendër të
Çorovodës  dhe u shkruan disa presidentëve
 të botës, mes të cilëve edhe atij
amerikan: “Shkëlqesisë së Tij Presidentit
të Shteteve të Bashkuara Uillson! Të nënëshkruarit përfaqësuesit e popullit të
nënprefekturës së Skraparit,  me anën e kësaj
telegrami tonë ju paraqesim falenderjet tona,  që jini më i madhi për krijimin e një shteti
independent shqiptar në vendin e Ballkanit me fqinjët tonë të lakmisë që kërkojnë
të pushtojnë toka të huaja dhe duan të hedhin poshtë lirinë e 
kombeve
të vegjël.  Shkëlqesi! Mos merrni
parasysh kërkimet e padrejta të imperialistëve të Greqisë,  Sërbisë mbi tokat tona,  atyre që duan të zaptojnë toka shqiptare
etnografike e gjeografike,  që pa dyshim i
përkasin Shqipërisë,  si Kosova e Çamëria.
 Skrapar,  25. 9. 1920.  Përfaqësuesit: Hasan Zaloshnja,  Ali Hysi,  Mehmet Radëshi. ”
E
mirë e ligë,  kjo ishte shtëpia e tyre
dhe,  siç thotë populli,  në shtëpinë  e tjetrit, 
edhe macja të ha.  Ata e dinin,  siç ishte vendi ishin dhe ata.  Kur të shembeshin malet do të shembeshin dhe
ata,  se,

                             Prishur ngritur
mur mbi mur,

                             Nuk u rrihej pa
flamur.

                                                                                  
2

       Kush e shkrepi i pari? Po i pari kush ra
betejave? Nuk ishte vetëm një,  po mbi
2000 djem e vajza,  që mbushën
formacionet partizane.  404 mbetën
betejave.  Rrojtën pak por jetuan përjetësisht.  E nisën nga 
Vlora.  U printe Riza Cerova.  Dëgjuan krismat,  trokitën derë më derë dhe u mblodhën për të
marshuar drejt Labërisë.  Si ikën? Njëri
la dhitë në mes të pyllit,  tjetri la
qetë në parmendë,  të tjerë lanë fëmijët
e gratë vetëm.  Zëri i Atdheut ishte më i
fuqishëm se lebetitja e fëmijëve.  Atëherë
u krijuan edhe këto vargje:

                    Skrapar sa të kish lezet

                     Kur nise në Vlorë djemtë.

                    Doli Vlora po i pret,

                    Si “Plaku” në dymbëdhjet


               Riza Cerova                                                                 Zylyftar
Veleshnja                                          Kahreman Ylli

      Lufta krijoi një zinxhir të tërë. Kudo
luftohej. Riza Cerova nuk e la rehat qeverinë. Nisi Lëvizjen e Fierit. Fundi i
saj dihet, u tradhtua nga brenda.  U
burgosën shumë skraparas, po nuk hoqën dorë. Shteti po luftonte me popullin e
tij. Korrespondencat mes strukturave s’kishin të sosur. Tmerri i tyre ishte bërë
Zylyftar Veleshnja, që organizoi atentate kundër këlyshëve të Zogut. Skraparasit
luftonin me pushkë e protesta dhe nuk i linin të qetë autoritetet e vendit.  Aq sa nënprefekturae Skraparit i dërgon këtë
telegram Prefekturës së Beratit në 26 dhjetor të vitit 1915: “Siç ju kemi raportuar Don  Quishotët të Koprënckës, të cilët përgatitën humnerën
e tmerrshme të Atdheut, arritën me sjellë një anarshi. . Pasi paria largoi nënprefekturën
dhe komandën e gjindarmërisë më 24 të këtij muaji, ditën e enjte, në orën 12, çetat
e Xhelal Koprënckës, Hysni Vëndreshës, Sakulit e Zenel Braçit, hyjnë në qendër
nga Zhabani e ajo e Ali Koprënckës nga Vërzhezha…Përmes brohoritjeve premetike
Sakuli hyri në një zyrë të gjindarmëve dhe me dorën e tij prej bishe, u ngre i
pafati flamuri kombëtar
. ” Këndej nga Skrapari  valonte pushka e Mestan Ujanikut. Krismat e saj
dëgjoheshin larg dhe futnin tmerrin tek pushteti.  Po të kalonte Qafën e Dardhës, binin telefonat
në të gjitha strukturat, ku kërkonin përforcime për të përballuar sulmet e çetës
së tij. Po ku të vinin më parë përforcimet, e gjithë Shqipëria ishte në këmbë. Prindërit
nuk e dinin ku ishin dhe a ishin gjallë djemtë e tyre. Nga malet vinte ndonjë
letër e vargëzuar:

                              Ti baba i dashur ,

                               Në ke mall për
mua

                              Djalin tënd kërkoje,

                             Gjurmëve të tua. 


                       Tefi Rogu                                                            Riza
Kodheli                                                  Sulejman Nishova

           Luftën e kishte marrë përsipër një brez tjetër.
Nuk kishin shkolla ushtarake, as gjeneralë, po kishin idealet, që u shtonin
dashurinë për Atdheun , që sfiduan gjeneralët pushtues. Çobançe e partizançe
drejtuan formacione të tëra. Në Skrapar edhe gurët ishin kthyer në plumba. Por
kundër Atdheut të tyre dolën ca antishqiptarë, që u quajt Balli i Kombit. Ata u
prinin pushtuesve dhe dogjën 1080 shtëpi në Skrapar. Si të mos dilte kjo, hidhnin
parulla poshtëruese për ato bija nënash, që mbanin fronte të tëra vetëm. Dhe
ata u thoshin partizanëve: “A e keni marrë
maternitetin me vete?!” Lufta kishte ligje të forta dhe ato nuk guxoi t’i
prekte njeri. Dolën nga lufta si heroina,  duke lënë rininë nëpër male, po ballistët me
ç’bilanë dolën. Le të na thonë kundër kujt luftuan dhe kur e çliruan Shqipërinë,
që kanë zënë e kakarisin tani
? Djemtë dhe vajzat e nënave,

                       Dëborë, breshër, apo
llohë,

                      I tha vendit: “Ku më do?”

                      Ku e deshi atje vajti,

                      Fjalën si burrat e mbajti.

                       Gjak e djersë i pëzjeu

                      Ashtu siç i desh Atdheu. 


                            Nadire Visocka                                               Hajrie Mançe                                             Nurihanë Bilimani

 Edhe
për ballistët janë ngritur këngë.
A e
dini çfarë thonë? “Ç’bëri Balli këtë radhë?/ Në Skrapar solli gjermanë. ?Në
Vlushë  sapo vanë, /Njëzetetre veta vranë
.
” Përse i vranë kur ata nuk kishin dalë partizanë dhe ishin në punën e tyre?

Kur nisa të mblidhja material për këtë
reportazh, më tha një patriot: “Në do të njohësh historinë ashtu si është, ngjitu
andej nga kemi bërë betejat ne. Atje do të gjesh dhe mikpritjen e këtyre njerëzve.
Mos u lodh të trokitkësh nëpër dyert e tyre, se i kanë lënë hapur që nga lufta.
”  Mirë e kishte ai, po a e dini sa
beteja janë zhvilluar nëpër Skrapar? Malet e Skraparit nuk kanë vend ku të ngrihen
lapidarë të tjerë.

                          O vendi që na ke
rritur,

                           Shkrove histori të
ndritur.

                           Gjithë malet që të
rrethojnë,

                           Për lapidare s’të
mjaftojnë.          


 Lapidari
kushtuar Brigadës së 16-të Sulmuese

Skrapari është ende në luftë. Nëpër qafa e hone gjëmojnë ende nga
krismat e pushkëve. Shkoni e shikoni sa kapsolle janë bërë shuall nëpër gryka, ku
u bënë betejat. Deri sa kemi histori lufte të pa zbuluara, jemi në luftë. Do të
ikin vite, por gruri e misri do të vazhdojnë të mbijnë në kapsollat e luftës. Në
Skrapar janë përzierë gëzhojat me lulet dhe drithin. Edhe buka, edhe ujë, edhe
rakia,
 edhe qumështi vijnë aromë trëndeline
dhe baruti. 


 Disa nga nënat e luftës

Në Skrapr ishte krijuar një front
prapavije shumë i rëndësishëm. E kishin vetëquajtur të tillë nënat dhe motrat e
atyre që ishin në frontin e luftës. Ky ishte një front pa pushkë, por plumbat të
vrisnin. Ato nëna i mblidhnin armët e municionet, ushqimet e veshmbathjet dhe
ua  dërgonin djemve të luftës. Net të tëra
i gdhinin duke përgjuar nëpër dritare e deriçka sa të vinin djemtë e ti merrnin.
Edhe zhaken e fundit të miellit e nxorën nga sepetet e nusërisë  dhe e dërguan në frontin e parë, ku gjëmonin malet.