Zgjedhjet, parashikimi i Metës: Sa mandate deputetësh fiton LSI në çdo Qark

472
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta deklaroi dje se pakti Rama-Basha për moslejimin e koalicioneve në zgjedhje, dëmton partitë e reja, ndërsa favorizon Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2015, LSI-ja merr 34 mandate. Me atë numër votash marrim 7 mandate deputetësh në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan dhe kështu me rradhë”, tha Meta.
“Jemi në moment pozitiv, dhe të ecim para me qetësi, dashuri e pa xhelozi. Edhe për vitin 2013, LSI nuk ka përfituar nga PS, përfitimi ka qenë reciprok. Forca e LSI-së është rinia. Ka garë, ka demokraci, do ketë surpriza dhe kjo është në të mirë të gjithëve,” deklaroi ish-kreu i LSI-së.
Sigal